Atentati i parandaluar në Elbasan/ Dalin detaje të reja, si u gjet pistoleta nga punonjësi i pastrimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati i parandaluar në Elbasan/ Dalin detaje të reja, si u gjet pistoleta nga punonjësi i pastrimit

Burime nga prokuroria bëjnë me dije se një nga punonjësit e pastrimit në Elbasan, në mbrëmjen e të Premtes, ka zbuluar rastësisht një armë zjarri të hedhur brenda një koshi plerash.

 

Fillimisht punonjësi, ka njoftuar kolegët e tij dhe pastaj është telefonuar dhe policia e Elbasanit, e cila ka shkuar me shumë urgjencë në lagjen “Emin Matraxhiu”.

 

Advertisement

Policia ka kryer veprime duke sekuestruar armën, ndërsa ka filluar të krehë zonës dhe marë në pyetje rojen e një magazine aty afër. Rroja, i ka treguar policisë se në magazinën e ish-konservimit prej disa ditësh ishte vendosur një automjet pa targa dhe nuk dinte se kush person e kishte lënë.

 

Përmes verifikimeve, policia zbuloi se mjeti pa targa, ishte vjedhur dy javë më parë në Shkodër, dhe i përket një personi pa precedentë penalë. Burime konfirmojne se në çanten që u gjet në koshin e mbetjeve është gjetur edhe një çeles( kopje) që hapte makinën.

 

Advertisement

Ndërsa si posedues të makinës dhe armëve, policia ka zbuluar dy personat Arben Spahiu, i cili rezulton të jetë kunati i Erjon Alibej dhe njëherësh vëllai i Arjan Spahiut të vrarë në Belgjikë.

 

Si dhe personi i dytë është Arsen Preçi, i cili rezulton të jetë kushëri i Erjon Alibej, dhe banues rreth 30 metra larg vendit ku u gjend makina.Policia i është afruar këtij mjeti, ku pas hapjes së tij, janë konstatuar 3 automatikë kallashnikovë, dhe dy shishe me benzinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy