Atentati i dështuar në Elbasan/ Zbulohet shënjestra e vrasësve me pagesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati i dështuar në Elbasan/ Zbulohet shënjestra e vrasësve me pagesë

Parandalohet një atentat në qytetin e Elbasanit.

 

Policia bën të ditur se është marrë informacion se në orët e vona të mbrëmjes së djeshme mund të ndodhte një ngjarje e rëndë kriminale. Bazuar në këtë infromacion, uniformat blu kanë shtuar prezencën në terren, duke ngritur pika kontrolli dhe kontrolle në objekte të cilat dyshohet se shërbenin për fshehjen e mjeteve me të cilat mund të kryheshin veprimtari kriminale.

 

Advertisement

Si rezultat i kontrolleve, Policia e Elbasanit ka gjetur një automjet tip “BMW X6”në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, brenda të cilit u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me benzinë. Gjithashtu në afërsi të një koshi mbeturinash është gjetur një çantë, brenda së cilës kishte një armë zjarri pistoletë.

 

Burimet bëjnë me dije se autorët do të vrisnin një person të afër të Erion Alibej, i arrestuar tashmë nga policia. Alibej akuzohet për disa krime, dhe po gjykohet si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt, vrasje të ndodhura gjatë muajit korrik 2020 në këtë qytet.

 

Advertisement

Pjesëtarë të grupit hetimor kanë dyshimet se dy persona të kontraktuar për të kryer atentatin, të cilët dyshohet të jenë vrasës me pagesë, do i vinin flakën automjetit për të humbur gjurmët nga autoritetet. Mendohet se ata ishin kontraktuar nga një grup kriminal për të kryer atentatin.

 

Ndërkohë dhjetëra kamera sigurie në bizneset në zonën pranë automjetit të parkuar, për të zbuluar personat që fshihen pas atentatit të dështuar.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy