Atentati i dështuar në Elbasan/ Të arrestuarit mohojnë akuzat: Dokumentet u lanë me qëllim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati i dështuar në Elbasan/ Të arrestuarit mohojnë akuzat: Dokumentet u lanë me qëllim

Dy të arrestuarit Arben Spahiu dhe Arsen Preçi janë marrë disa herë në pyetje për atentatin e dështuar në Elbasan.

 

Sipas burimeve të akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues përballë hetuesve. Ata nuk pranuan të kenë lidhje me mjetin luksoz tip “BMW X6” që u gjet në lagjen “Emin Matraxhiu”, në zonën e quajtur “Ish-konservimi”, brenda të cilit u zbuluan tre armë kallashnikov, 2 bidonë me benzinë, por dhe për çantën ku u gjet pistoleta.

 

Advertisement

53-vjeçari Arben Spahiu, ka pohuar se nuk ka dijeni për mjetin dhe armët. Ndërsa në lidhje me dokumentet e falsifikuara greke me fotografinë e tij, që u gjetën në afërsi të një koshi plehrash, Spahiu ka thënë se ato mund të jenë sajuar nga dikush që ka dashur t’i bëjë keq.

 

Ndërkohë prokuroria e Elbasanit po e heton ngjarjen si të lidhur me grupin e Erion Alibej. Nëse kjo gjë provohet, që dy te arrestuarit merrni urdhra nga Alibej, dosja do i kalojë SPAK-ut për grup te strukturuar kriminal.

 

Advertisement

Ende nuk dihet se kush ishte konkretisht shënjestra e atentatit, por nga provat e mbledhura deri më tani, hetuesit mendojnë se dy të ndaluarit mund të ekzekutonin Elton Kilën, i njohur ndryshe dhe si Oti i Elbasanit. Këtë të fundit dyshohet se tentoi të eliminonte dhe Nuredin Dumani, para se të arrestohej nga policia. Por nuk përjashtohen as pistat që shënjestër të kenë qenë dhe persona të tjerë anëtarë të bandave rivale kriminale, që operojnë në këtë qytet.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy