Atentati në Krujë ndaj Gentjan Bajtjes/ Valter Bami shoqërohet për herë të dytë në polici, prova që e fundos

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati në Krujë ndaj Gentjan Bajtjes/ Valter Bami shoqërohet për herë të dytë në polici, prova që e fundos

Shoqërohet për t’u marrë në pyetje për herë të dytë në polici, Valter Bami në lidhje me atentatin në Larushk të Krujës ku u vra Ramazan Dino dhe u plagosën dy fëmijët e objektivit, Gentjan Bajtja.

 

Bashkë me të janë shoqëruar mbrëmjen e sotme edhe dy miq të Valter Bamit si persona që mund të kenë djeni për ngjarjen.

 

Advertisement

Policia në njofilim për media bën me dije se në dorën e majtë të Valter Bamit, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

 

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2023, ku në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., është qëlluar me armë zjarri e si pasojë ka humbur jetën shtetasi R. S. Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi V. B., 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se:

 

Advertisement

Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit V. B., janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

 

Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

 

Advertisement

Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi V. B., 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë.

 

Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së mësipërme.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy