Atentati në lokalin e Fatjon Muratit/ Hetimet janë përqëndruar tek hakmarrja e grupit të Vis Martinajt, detajet e reja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati në lokalin e Fatjon Muratit/ Hetimet janë përqëndruar tek hakmarrja e grupit të Vis Martinajt, detajet e reja

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga atentati i mbrëmjes së të dielës, ku u qëllua me breshëri kallashi në lokalin e Fajon Muratit, ku e vrarë mbeti punonjësja Mimoza Paja dhe u plagosën 5 të tjerë.

 

Vizion Plus mëson se në momentin e atentatit, në lokal kanë qenë vëllai i Fatjon Muratit dhe xhaxhai i tij, ku ky i fundit mbeti i plagosur pas të shtënave.

 

Advertisement

Hetuestit paraprakisht dyshojnë se atentati ës htë përplasje mes bandave kriminale dhe fokusi kryesor është tek grupi i Ervis Martinajt.

 

Dyshohet se ata kanë dashur hakmarrje për vrasjen e Brilant Martinajt. Kamerat e sigurisë nga një distancë kanë filmuar dy persona që futen brenda mjetit që dyshohet se janë pikërisht autorët e ngjarjes.

 

Advertisement

Kujtojmë që një makinë tip BMË në të cilën kishte edhe tre kallash u gjet e djegur në afërsi të Bubqit. Policia thotë se kjo makinë mund të jetë përdorur nga autorët për vrasjen në Tiranë.

 

Ndërsa Fatjon Murati, i cili ishte lënë në arrest shtëpie, është larguar nga vendi jonë, fillimisht në Kosovë e më pas në Turqi, pasi efektivët konstatuan dhe morën firmën se ai ndodhej në banesë ditën e djeshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy