Atentati në Tiranë/ Autorët “mister”, pajet e mjegulla dhe nga larg të kamerave nuk ndihmojnë policinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Atentati në Tiranë/ Autorët “mister”, pajet e mjegulla dhe nga larg të kamerave nuk ndihmojnë policinë

Në ditën e tretë të hetimeve për atentatin në Don Bosko, hetuesit janë përqëndruar tek vëzhgimi i kamerave të sigurisë përgjatë gjithë itenerarit që ka ndjekur makina që nga vendi i ngjarjes, deri në fshatin Likmetaj.

 

Në pamjet e admimistruara deri tani nuk e qartësojnë grupin hetimor në lidhje me detaje që mund të ndihmojnë për identifikimin e autorëve, për shkak se janë të turbullta dhe në distancë. Të shoqëruar për ngjarjen kanë qenë disa persona, kryesisht dëshmitarë, të cilët nuk kanë dhënë ndihmë të vlefshme mbi hetimet.

 

Advertisement

As dëshmia e të plagosurve nuk ka qenë e vlefshme, pasi të gjithë kanë deklaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe nuk kanë arritur të shquajnë autorët. Këta të fundit kanë qenë të maskuar shumë mirë dhe dëshmitarët nuk u kanë parë fytyrat. Në momentin që kanë qëlluar drejt fasadës së lokalit, në këmbë ka qenë 58-vjeçarja Mimoza Paja, e cila po shërbente, çfarë ka rezultuar fatale për jetën e saj, ndërsa pjesa tjetër e klientëve dhe familjarëve të Fatjon Muratit, kanë qenë të ulur, dhe disa të tjerë po në këmbë në pjesën tjetër të lokalit që nuk është qëlluar.

 

Të kontaktuar, disa prej fqinjëve të Pajës, deklarojnë se Mimoza Paja, vetëm dy ditë para se të vritej kishte paguar dy muaj qira, pasi kishte marrë paratë e punës që i mori jetën. Sipas fqinjëve, pronarët e lokalit e kishin marrë në punë duke ditur edhe gjendjen e saj të vështirë ekonomike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy