Autoshkollat në protestë, kundërshtojnë tarifat e reja për patentën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga Mimoza Ibra 

Në ditën kur hynë në fuqi tarifat e reja për patentat të miratuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, autoshkollat kundërshtuan vendimin duke protestuar. Në të gjithë vendin ata bojkotuan mësimin këtë të hënë, duke deklaruar se vendimi cenon qytetarët sepse do të paguajnë më shtrenjtë jo vetëm ata që regjistrohen pas datës 5 shkurt, por edhe ata që janë regjistruar para se të ndryshonin tarifat.

 “Mënjanimi dhe mosiforimimui në kohën e duhur nga Drejtoria e Shërbimit të Transportit Rrugor na ndikon në punën tonë të autoshkollave”, thotë Agron Beja, kryetar i shoqatës së autoshkollave.

 “Ky ndryshim është bërë në mënyrë tinëzare, pa marrë asnjë mendim nga grupet e interesit. Na ka ardhur 2 ditë më parë lajmi për tarifat e reja. Këto janë në kurriz të qytetarëve. Është afërsisht 150 mijë lekë shtesë. Nuk afrohet qytetari, na cenon punën”, thotë Alim Lulaj, kryetar i shoqatës së autoshkollave në Elbasan.

Advertisement

“Kemi një problem, si mund të lajmërojmë ata që janë regjistruar për tarifat e reja të hyra në fuqi?”

Nëse deri të shtunën nuk marrin një përgjigje nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, autoshkollat paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

 “Bojkoti i veprimtarisë sonë është sot dhe pastaj do t’u lëmë një afat deri të shtunën. Më pas, nëse nuk ka reagim, do të mblidhemi në një protestë të gjithë së bashku, në Tiranë. Do të ndalojmë makinat para selisë së Kryeministrisë. Të na trajtojnë të gjithë të barabartë. Mjaft me diskriminime sepse të njëjtin shërbim japim”, thotë Tonin Gjinaj, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së autoshkollave.

Tarifat që ndryshojnë nga 5 shkurti janë ato për kartonin e patentës, që nga 3.500 lekë shtrenjtohet në 4.500 lekë dhe ritestimet për të cilat deri dje paguhej 400 lekë, ndërsa nga kjo e hënë bëhet 1 mijë lekë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy