Avokat Ngjela: Kush e promovoi Saliun e vitit 91?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avokat Ngjela: Kush e promovoi Saliun e vitit 91?

Avokati i njohur Spartak Ngjela ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ku bisedohej lidhur me zhvillimit e fundit në vend e veçanërisht për vlerësimin e gjyqtarit Ardian Dvorani nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Luftën kundër Korrupsionit.

Ngjela u shpreh se referime të tilla nga DASH përfundojnë duke marrë postin e presidentit duke përmendur këtu edhe Sali Berishën, të cilin sipas tij, e promovuan gjithashtu amerikanët në ’91-in.

“Cili është precendi amerikan në luftën kundër korrupsionit ose kundër dhe diktaturave? Ata mbështeten tek një njeri, të cilin e promovojnë, simulojnë dhe i japin këto merita që kanë.

Saliun e parë të ’91-it kush e promovoi? Politika amerikane, e cila u pendua, sepse ky ishte pemë pa kokrra dhe e rrëzoi. Ky është precedenti i politikës amerikane dhe unë nuk kam se si dal nga precedent se unë nuk shtiva fall se ç’mendim kanë ata për të ardhmen e Shqipërisë… Por, si rregull, këta përfundojnë president, sepse vlerësimi ishte shumë i lartë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy