Deklarata e Ngjelës: Meta duhet të kishte dhënë dorëheqjen!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Deklarata e Ngjelës: Meta duhet të kishte dhënë dorëheqjen!

Avokati i njohur Spartak Ngjela ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ku bisedohej lidhur me zhvillimit e fundit në vend e veçanërisht për vlerësimin e gjyqtarit Ardian Dvorani nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Luftën kundër Korrupsionit.

Lidhur me përplasjet e këtij të fundit me presidentin Meta, si dhe çështjet e mëdha që prodhuan debate dhe përplasjet e shumta Meta-Dvorani, Ngjela u shpreh se presidenti duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

“Ky, në një shtet modern, me një politikan të madh që kupton nga shteti duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Pse? Se, këta e dinë dorëheqjen, sikur është fyerje. Dorëheqja është mbrojtje. Në qoftë se dikush jep dorëheqjen për një shkelje që ka bërë, mbas dhënies së dorëheqjes, atij që po të akuzon i thua: E kam bërë pa dashje! Në qoftë se ti ngul këmbë, tregon që e ke bërë me dashjen tënde të plotë dhe kundër demokracisë…”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy