Dvorani u vlerësua nga DASH/ Rama: U godit harbutërisht sepse nuk iu dorëzua presionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dvorani u vlerësua nga DASH/ Rama: U godit harbutërisht sepse nuk iu dorëzua presionit

Kryeministri Edi Rama e konsideron vlerësimin e bërë nga DASH për ish-kren e KED, Ardian Dvorani, një inkurajim të jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë Reformën në Drejtësi.

Përmes një postimi në “Twitter”, kreu i qeverisë theksoi se Dvorani u godit harbutërisht, pasi nuk iu dorëzua presionit të së keqes.

“Vlerësimi i lartë i Sekretarit të ri të Shtetit për Ardian Dvoranin,është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjithë ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi në këtë fazë kacafytjeje me të Keqen ku ka hyrë reforma dhe një riafirmim i angazhimit të SHBA në luftën për Reformën!Ardian Dvorani u godit harbutërisht pikërisht se nuk iu dorëzua presionit të së Keqes dhe ky vlerësim rrezatues e shkrin krejt atë baltë imoraliteti politik e mediatik, që u hodh pa kursim mbi të, duke provuar edhe njëherë se e drejta vonon po nuk harron.”

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpërndarë çmimet ndërkombëtare për Antikorrupsionin dhe Transparencën për 12 personalitete në botë, mes të cilëve ish-kreu i KED, Ardian Dvorani. Sipas DASH, Ardian Dvorani  është një figurë kyçe e reformës së sistemit gjyqësor në Shqipëri.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy