“Sulmet mbi ONM”/ Calavera: Asnjë lloj presioni s’do ta ndalojë reformën në drejtësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Sulmet mbi ONM”/ Calavera: Asnjë lloj presioni s’do ta ndalojë reformën në drejtësi

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit në Shqipëri, Genoveva Ruiz Calavera, para largimit të saj nga detyra, ka dhënë një mesazh për reformën në drejtësi.

 

Në një shkrim te sajin, ajo shprehet se sulmet ndaj ONM-së nuk do ta ndalojnë mbështetjen për reformën në drejtësi.

 

Advertisement

“Këto sulme synojnë ta shmangin reformën dhe të dëmtojnë zbatimin e saj të mëtejshëm. Por në vend që ta dobësojnë vendosmërinë tonë, ato na japin një shtysë të përtërirë, pasi ato vërtetojnë se reforma funksionon dhe se rezultatet e saj kanë nisur të prekin interesat personale dhe individët që kanë përfituar jashtëzakonisht shumë nga një status quo thellësisht e korruptuar”, shkruan Calavera.

 

Zyrtarja e lartë e unionit nënvizoi se reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit në Shqipëri janë absolutisht thelbësore dhe nuk mund të shmangen apo të ngadalësohen, pavarësisht trysnisë.

 

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy