Avokatët, betejë me qeverinë për tatimin e të ardhurave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avokatët, betejë me qeverinë për tatimin e të ardhurave

Avokatët janë të mendimit se ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat, i cili do të tatojë me 15 dhe 23% të ardhurat e të vetpunësuarve është antikushtetues. Në pritje të vendimit të qeverisë për të zyrtarizuar listën e profesioneve të lira, Arbër Hoxha me profesion avokat argumenton se pse ky ligj nuk ofron barazi.

 

Ose duhet të jemi të gjithë të barabartë ose diferencimet nuk sjellin barazi në treg dhe cenojë të drejtën kushtetuese që përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë. Një i vetpunësuar ka risk më të madh në punë sesa i një punësuar. Sfidat e punëdhënësit dhe përgjegjësitë nuk janë njësoj si të një punësuari. Ndaj kjo qasje e qeverisë sipas mendimi tonë është e gabuar. Ne po presim listën që të miratohet nga qeveria dhe do të ankimojë atë në kushtetuese-sqaroi Hoxha gjatë intervistës në emisioni E-ZONE

 

Advertisement

Sot çdo i punësuar paguan tatim mbi pagën 13 dhe 24 % në varësi të shumës. Ndërsa një biznes deri në 14 milion lekë xhiro në vit nuk paguan tatim fitimi. Por me ligjin e ri, qeveria thotë se do të tatojë vetëm një kategori biznesi me dy norma, 15% deri në 14 milion lekë xhiro dhe 23 % mbi këtë kufi xhiroje vjetore, neto.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy