Avokatët tri ditë bojkot gjyqeve, mbrojtësit ligjorë solidarizohen me kolegun e tyre të dhunuar barbarisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Avokatët tri ditë bojkot gjyqeve, mbrojtësit ligjorë solidarizohen me kolegun e tyre të dhunuar barbarisht

Teksa avokati Sokol Mëngjesi po lufton per jetën pas dhunës barabare që u ushtrua ndaj tij, në shenjë solidarizimi, mbrojtësit e tjerë ligjorë në gjithë vendin do të bojkotojnë seancat gjyqësore për 3 ditë.

Këtë e njoftoi kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia pas një mbledhjeje urgjente, e vendimi pritet të hyjë në fuqi nga nesër. Përjashtim nga rregulli përbëjnë vetëm masat e sigurisë.

“Për të gjithë avokatët që do të shkojnë në seanca gjyqësore, civile apo penale, jashtë këtij rrethi çështjesh do të konsiderohet shkelje e rëndë e disiplinës dhe do t’i vihet në lëvizje komiteti disiplinor duke marrë masa deri në heqjen e licencës. Nga ky vendim përjashtohen për të hyrë në seanca gjyqësore të gjithë avokatët që do të shqyrtojnë çështjet për masat e sigurimit, caktimin e masave, ndryshimin, zëvendësimin apo shuarjen e masave të sigurimit”, tha Maksim Haxhia, kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë

Haxhia njoftoi se me vendim të komitetit drejtues të Dhomës, avokatët do t’i nënshtrohen filtrit të vetting-ut, jo në kuptimin e atij të magjistratëve, por vetëpastrimin e të gjithë atyre që janë bërë zgjatim i krimit.

Advertisement


“Komisioni vendosi që përveç këtyre të marrë masa vetëpastruese në radhët tona ndaj të gjithë avokatët që do të shkelin ligjin, si edhe do të kalojnë në sitë të gjithë avokatët që kanë të shkuar kriminale, por deri tani asnjë s’ka rezultuar”, shtoi Haxhia.

Ajo që mbetet ende e paqartë është mënyra sesi pritet të funksionojë mekanizmi vetëpastrues i avokatisë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy