Protestojnë avokatët në Pogradec/ Mbrojtësit ligjore kërcënojnë me pezullimin e licencave

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Protestojnë avokatët në Pogradec/ Mbrojtësit ligjore kërcënojnë me pezullimin e licencave

Avokatët vijojnë protestat për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore.

 

Në Pogradec, përfaqësuesit ligjorë u mblodhën para gjykatës duke kërkuar që autoritetet të marrin në konsideratë kërkesat e tyre.

 

Advertisement

Ata paralajmëruan përshkallëzim të grevës deri në pezullim të licencave nëse do të miratohet harta e re.

 

 

Denis Mekolli – Avokat

Advertisement

Ne do te vazhdojme me pershkallezimin e protestave pasi sor pritet dhe nje vendimmarrje nga keshilli kombetar i dhomes kombetare. Te avokatise per te vendosur ne lidhje me bojkotin. Mendojme se do te jete nje bojkot pa afat deri ne plotesimin e kerkesave te gjithe avokateve te shqiperise. Perhskallezimi do te vijoje me bojkotim te te gjitha masave te sigurise, duke terhequr listat e avokateve kryesisht gjithashtu duke pezulluar edhenlivencat tona 0er te mos ofruar me asnje lloj sherbimi apo ndihme juridike.

 

Endri Çela – Avokat

Ka patur rreth 30 procese gjyqesore ne dite te cilat jane shtyre sepse ne kemi vendosur ti bojkotojme. Cdo seance qe shtyhet eshte nje dem por nese e llogarisim se cili eshte demi qe i shkaktohet komunitetit newe do de mbyllen keto gjykata eshte shume i madh

Advertisement

 

Protestës iu bashkuan edhe qytetarë të cilët kanë procese gjyqësore në gjykatën e Pogradecit.

 

QYTETARE

Advertisement

 

1-Nje vit e gjysme ne seanca gjyqesore. Tani na e shtyne.

 

2-Eshte kosto per ne qe nga Korca te ikim ne Tirane.

Advertisement

 

Harta e re gjyqësore parashikon shkurtimin drastik të gjykatave të shkallës së parë, të apelit si dhe të asaj administrative.

 

Qeveria dhe këshilli I lartë gjyqësor thonë se kjo reformë nuk prek shërbimet thelbësore ndaj qytetarëve.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy