Azem Hajdari i ri flet në Kuvend: Faleminderit që babain tim e shpallët president të përjetshëm të kësaj partie!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Azem Hajdari i ri flet në Kuvend: Faleminderit që babain tim e shpallët president të përjetshëm të kësaj partie!

Kuvendi i thirrur sot nga ish kryeministri Sali Berisha shpalli sot Azem Hajdarin kryetar nderi të Partisë Demokratike.

 

Djali i vogël, që mban emrin e liderit të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit falënderoi Kuvendin për vlerësimin e të atit dhe u bëri thirrje të rinjve që të bashkohen me PD-në.

 

Advertisement

“Falenderoj PD-në për vendimin që vlerësoi babanë tim si president i përjetshëm i kësaj partie. PD është mbi çdo pjesëtar, është thirrja e zemrës së njeriut. Ftoj të gjithë moshatarët e mi dhe të gjithë rininë që të investojnë në tokën, dheun e nënës dhe babait të tyre. Shpresoj që ky kuvend dhe çdo kuvend që PD të mbajë të jetë në përmirësimin e kësaj partie, që ka qenë aty në momentet më kritike të vendit” tha ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy