Babai masakroi me thikë të birin, daja i Matiasit zbarkon në spital: Më thoni ku është Mirko se do e vras

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Babai masakroi me thikë të birin, daja i Matiasit zbarkon në spital: Më thoni ku është Mirko se do e vras

Daja shqiptar i 10-vjeçarit që u vra nga babai i tij polak në Viterbo të Italisë, ka hyrë me thikë në spitalin ku po mbahet Mirko Tomkow. Mediat italiane raportojnë se ai ka dashur të vrasë babain e Matias, Mirko Tomkow.

“Më thoni ku është Mirko dhe do ta vras”, mësohet të ketë thënë ai në mjediset e spitalit. Tomkow është shtruar në spital që nga dita e vrasjes, në repartin ku ndodhen të burgosurit, ndërsa pritet që të transferohet në burg.

Tomkow vrau të birin në shenjë hakmarrjeje ndaj gruas së tij shqiptare, e cila kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies.

Megjithatë, daja i vogëlushit është ndalur nga autoritetet dhe rrezikon burgun. Kujtojmë që ngjarja tragjike ndodhi në Vetralla, ku babai i 10-vjeçarit u arratis nga spitali ku ndodhej dhe masakroi me thikë djalin në banesën e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy