“Babalja”/ Shtyhet për të 9-tën herë çështja e Salianjit në Apel

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Babalja”/ Shtyhet për të 9-tën herë çështja e Salianjit në Apel

Është shtyrë për herë të 9-të seanca në Gjykatën e Apëlit për Ervin Salianjin, për çështjen “Babale”.

 

Në nisje të seancës, deputeti i PD Kërkoi përjashtimin e gjyqtares relatore Etlira Petri, teksa parashtoi edhe tre kërkesa.

 

Advertisement

Në një deklaratë për mediat, Salianji është shprehur se ndodhet para gjykatës për shkak të denoncimeve që ka bërë ndaj qeverisë.

 

“Unë jam sot para kësaj gjykate për shkak të denoncimeve që kam bërë ndaj qeverisë. Pra në vend që para dreejtësisë të jenë ata që korruptojnë shkojmë ne që denoncojmë qeverinë”, ka thënë ndër të tjera Salianji për mediat.

Salianji është shpallur fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale” dhe është deklaruar i dënuar me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy