Babë e bir humbën jetën në aksident/ Arrestohet shoferi i “Benzit”, bëri parakalimin e gabuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Babë e bir humbën jetën në aksident/ Arrestohet shoferi i “Benzit”, bëri parakalimin e gabuar

Një aksident tragjik ndodhi ditën e djeshme në aksin Milot-Rrëshen, ku humbën jetën babë e bir.

 

Në aksident humbi jetën shtetasi Shkurt Prenga dhe djali i tij 3 vjeç. Nëna e 3 vjeçarit, Fabiola Prenga ndodhet në spital ku po merr trajtim mjekësor.

 

Advertisement

Mëngjesin e sotëm, policia  ka arrestuar drejtuesin e mjetit “Benz”që u përplas me makinën tip “Opel” ku ndodhej familja Prenga, e cila u përfshi nga flakët.

 

Drejtuesi i automjetit “Mercedes-Benz, Arlind Mihaj udhëtonte në drejtim në Milotit dhe në afërsi të një karburanti dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar duke i dalë përpara automjetit “Opel Corsa” ku udhëtonte familja Prenga.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy