Babë e bir “ngrejnë” në këmbë policinë e Elbasanit, thyejnë xhamin dhe pajisjet kompjuterike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Babë e bir “ngrejnë” në këmbë policinë e Elbasanit, thyejnë xhamin dhe pajisjet kompjuterike

Në ambientet e komisariatit ku ishin shoqëruar për të sqaruar një sherr të 17 vjeçarit kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje.

Një 49-vjeçar është arrestuar në Elbasan, ndërsa dajli i tij 17-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë për shka se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje.

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se babë e bir u paraqitën në Komisariat për sqarimin e rrethanave të një konflikti në të cilin ishte përfshirë 17-vjeçari. Por situata agravoi me dhunë dhe përplasje.

Gjatë marrjes në pyetje babë e bir se kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje.

Advertisement

“Policia arrestoi në flagrancë shtetasin Sh. B., 49 vjeç, banues në Elbasan, si dhe referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për djalin e tij 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjerin, në ambientet e Policisë, ku ishin shoqëruar për sqarimin e rrethanave të një konflikti në të cilin ishte përfshirë 17-vjeçari, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe xhamin e një dritareje“, njofton policia./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy