Balla: Berisha sulmon SHBA-në, po krijon frymë antiamerikane në PD

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla: Berisha sulmon SHBA-në, po krijon frymë antiamerikane në PD

Peticioni i nisur kundër ambasadores amerikane Yuri Kim, për socialistët është një sulm i hapur kundër shteteve të bashkuara.

 

Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla akuzoi drejtpërdrejt ish-kryeministrin Sali Berisha, për të cilin tha se ka krijuar një frymë antiamerikane brenda demokratëve për interesa personale.

 

Advertisement

TAULANT BALLA – KREU I GRUPIT TE PS

“Këto janë sjellje të trashëguara nga regjimi komunist [..]Me thoni me cilin prej ambasadoreve amerikanë në Shqipëri Sali Berisha në këto 30 vite ka pasur ndonjëherë marrëdhënie të mira.  Rritja ose krijimi i një fryme antiamerikane brenda PD me pritje për të gjetur aleat edhe në ndonjë aleat tjetër të Sali Berishës apo ndonjë kalemxhi që paguhet nga lekët e pista të djalit të Sali Berishes, unë mendoj se këto janë një turp që ta mbajnë ata që i takon.”

 

Shpallja “non grata” e ish-kryeministrit nga departamenti i shtetit është një vendim i drejtë, sipas Taulant Ballës, pasi Berisha është i përfshirë në afera korruptive si dhe minimin e demokracisë. Ai solli në vëmendje dosjen Cez-Dia, ku buxhetit të shtetit iu shkaktua një dëm prej rreth 418 mln euro.

Advertisement

 

“Dhe korrupsioni ne nivelit e lartë që është vetëm një nga çështjet që unë u fola. Unë kam dërguar në prokurori dhe një çështje tjetër që ka të bëjë me privatizimin e kompleksit partizani që është një aferë e pastër publike ku një prone publike gjoja është kthyer tek pronarët me vlerën e një apartamenti.”

 

Deklaratat kreu i grupit parlamentar i bëri nga Fieri, ndërsa i kërkoi SPAK që të hetojë këto çështje.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy