Balla: Çdo deputet që bllokon foltoren e Kuvendit do të përballet me masa disiplinore

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla: Çdo deputet që bllokon foltoren e Kuvendit do të përballet me masa disiplinore

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në një deklaratë për mediat theksoi se kushdo që bllokon foltoren e Kuvendit do të përballet me masa disiplinore.

Gjithashtu Balla nënvizoi edhe njëherë çështjen ku opozita kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor për çështjen McGonigal dhe e cilësoi të turpshme faktin që në Kuvend u dërguan firma të falsifikuara.

“Do të ketë masa për bllokuesit e punimeve të Kuvendit. Deputetët të marrin kohën për t’u përgatitur me mocionin për debat. Vendimi për mos të zhvilluar një Kuvend normal, ka nisur që në dhjetor. As McGonigal dhe çështje të tjera nuk ishin në politikën e opozitës, dhe seancat u bllokuan. Seancat do të bllokohen deri sa Berisha do vazhdojë t’i bëjë presion drejtësisë me këto qasje, apo me ato që i quan protesta, apo të shkojë deri te ajo që e cilëson ‘revolucioni i madh’. Vendimmarrja jonë, në cilësinë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kam bërë një paraqitje të seancës së fundit. Me gjithë këto përpjekje nga opozita, ose foltorja e PD-së, përsëri seanca e fundit ishte seancë ku deputetët folën, me zhurmë apo pa zhurmë. Po ashtu edhe fakti që shumica jonë parlamentare tregoi edhe një herë se edhe kur bëhet fjalë për votim të fshehtë, PS i kishte votat në mbështetje të Kryetares së Kuvendit, duke hedhur poshtë propozimin për shkarkimin e saj. Raporti ynë është i qartë, ku sqarohet se veprimet e Kryetares së Kuvendit kanë qenë të bazuara te rregullorja.

Duhet të dini shumë qartë se ka pasur një diskutim në konferencën e kryetarëve. Duhet të merrni dhe procesverbalin. Sapo kam mbaruar mbledhjen kam dalë në një deklaratë për mediat, ku ju kam informuar se Kuvendi është vënë para një turpi për të perifrazuar atë që kam thënë para jush, në kushtet kur na u vu para një kërkesë deputetësh me firma të falsifikuara. I kërkova deputetëve të opozitës që të tërheqin atë kërkesë. Të falsifikosh firmën e një deputeti nuk duhet toleruar. Konferenca e Kryetarëve ka marrë vendim, votë kundër Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Aliebeaj, që çështja të mos shqyrtohej. Në një seancë tjetër Kuvendi i Shqipërisë, më 23 janar, vendosi ngritjen e komisionit të posaçëm për ligjet parlamentare.”, tha ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy