Balla pas mbledhjes së Grupit të PS: Do përjashtohet çdo deputet që bllokon foltoren e Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla pas mbledhjes së Grupit të PS: Do përjashtohet çdo deputet që bllokon foltoren e Kuvendit

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla në një deklaratë për mediat është shprehur sot se kushdo që përpiqet të pengojë punimet në foltoren e Kuvendit do të përjashtohet sipas përcaktimeve në Rregulloren e Kuvendit.

 

 

“Çdo deputet që bllokon foltoren Rregullorja e Kuvendit  është e qartë, duhet të përjashtohet  nga punimet plenare për 10 ditë. Parlamenti funksionin dhe për çdo përpjekje për të bllokuar atë do të zbatohet rregullorja. Rregullorja  e thotë qartë që kush pengon zhvillimet normal të punimeve të Kuvendit do të ndëshkohet”, tha Balla.

Advertisement

 

 

Balla ka folur edhe për kërkesën e opozitës për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

 

Advertisement

 

“Ka pasur një kërkesë qesharake nga ana e deputetëve të opozitës lidhur me pretendimin se në ushtrimin e detyrës së saj, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka kryer shkelje të Rregullores dhe Kushtetutës. Këshilli i Legjislacionit e ka bërë verifikimin dhe raporti është gati, ku konkludohet se Kryetarja e Kuvendit ka respektuar gërmë për gërmë Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën dhe për pasojë në seancën e datës 16, Kuvendi duhet të votojë kërkesën ku Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste në mënyrë unanime do të votojë kundër kësaj kërkese”, nënvizoi Balla.

 

 

Advertisement

Gjithashtu Balla është shprehur se gjatë seancës një grup deputetesh gra të Partisë Socialiste do të kenë kenë një deklartatë lidhur me gjuhën e rëndë e seksiste përdorur nga Sali Berisha.

 

 

“Të gjitha koleget deputete dhe Ministre të Partisë Socialiste, kanë ngritur një shqetësim që lidhet me disa deklarata të natyrës së diskriminimit gjinor dhe seksual, nga deputeti Sali Berisha ku do të njiheni sot me një deklaratë të grave deputete dhe minister të PS-së”, tha Balla.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy