Balla: Kandidati i Berishës në Himarë është një turp i madh, i dënuar për sulmin me armë në 1994

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla: Kandidati i Berishës në Himarë është një turp i madh, i dënuar për sulmin me armë në 1994

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është shprehur sot për kandidatin e Berishës në Himarë Fredi Bejleri, ku theksoi që ky person është dënuar nga Gjykata për një çështje ku të gjithë biem dakord, është një ngjarje e rëndë dhe një shkelje e pastër e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë.

“Që Sali Berisha do të vinte dita ku do të kandidonte dhe këtë soj kjo nuk ishte e rastësishme, por kjo është në fund të fundit, fundi i hidhur i një personi i cili tradhëtinë ndaj shqiptarëve e ka bërë që ditën e parë të ditës së tij në pushtet. I drejtohem çdo demokrati nga Konispoli deri në Koplik, është në turpin e asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike që të ketë kandidat të tyre një person si Fredi Bejleri, i dënuar nga Gjykata për një çështje ku të gjithë biem dakord, është një ngjarje e rëndë dhe një shkelje e pastër e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë.

Merrni pak deklaratat e Sali Berishës në vitin 1994, dhe turpi i një njeriu dhe një politikani është viti 1994 çfarë ka thënë, dhe në vitin 2023 këtë personin e merr dhe e ve kandidatin e vet”, tha Balla.

Balla ka folur edhe për seancën plenare të 2 marsit, ku do të mbahet mocioni me kryeministrin Rama për çështjen ‘McGonigal’.

Advertisement

Balla u shpreh se është shumë e rëndësishme që seanca të vazhdojë në normalitet dhe të mos bllokohet pasi foltorja nuk mund të merret peng për axhenda që nuk kanë të bëjnë me jetën e parlamentare.

“Të gjitha Grupet Parlamentare duhet të përgatiten më së miri për këtë debat, ne kemi bërë dhe po bëjmë përgatitjet tona për ta shfrytëzuar këtë moment për një komunikim me qytetarët shqiptar për të treguar dhe për të ndarë me opinionin publik çështje që kanë rëndësi për tu dëgjuar nga qytetarët shqiptarë dhe po e bëj si parapritë që të mos gjendemi me kërkesa të tjera procedurale të cilat pengojnë mbajtjen e këtij mocioni me debat. I gjithë opinion publik mirëpret që në Kuvendin e Shqipërisë të ketë një diskutim dhe çdo deputet do të ketë 10 min në dispozicion që është koha maksimale sipas kërkesës së sjellë nga kërkuesit. Këtu kemi të bëjmë me një bashkim të të gjitha kërkesave sepse rregulloja e Kuvendit pavarësisht kur bëhet fjalë nëse është mocion me debat, interpelancë apo kërkesë për seancë pyetjesh, rregulloja këto i bashkon në një debat të vetëm dhe mendoj se 24 orë janë të mjaftueshme për këdo, për çdo grup parlamentar apo çdo deputet të pavarur në kohën që ka në dispozicion ta ushtrojë atë kohë në funksion të komunikimit me publikun, është opinioni publik ai që na gjykon. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste mezi po e pret zhvillimin e këtij mocioni me debat për të komunikuar me publikun disa çështje dhe disa të vërteta të mëdha”, tha Balla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy