Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla deklaroi sot nga Mallakastra se Monika Kryemadhi është aksionere me politikanë rusë në parajsat fiskale. Balla gjatë mbledhjes së Asamblesë së Zgjeruar Socialiste të Mallakastrës, ku prezantoi dhe kandidatin e PS për zgjedhjet e 14 Majit, Qerim Ismailaj i kerkoi institucioneve të drejtësisë të sqarojë nga vijnë paratë në llogaritë e gruas së ish-presidentit Meta.
“Kur para 5 viteve unë dhe kolegët e mi dhe natyrshëm kryetari Rama flisnin për një rrezik që Shqipëria po përballej sikurse të gjitha vendet përreth nesh, Mali i Zi Maqedonia e Veriut Serbia e zhytur thellë që vinte nga disa financime të paligjshme ruse në Shqipëria dhe në vend të tjera një pjesë e këtyre analistëve të banakëve të darkës thoni këta socialistët nuk janë mirë nga mendtë ja fusin kot. Kur doli që PD kishte marrë, tani nuk e di e Lulit apo e Saluit por të dy bashkë janë kishin marrë 500 mijë dollarë për të lobuar kundër Shqipëria.
AdvertisementThanë ah paska pasur të drejtë. Para disa javësh filluan që të na akuzonin Edi Ramën mua se Mc Goningal ,agjenti e tjera me radhë, pro tani çfarë do të thonë se si ka mundësi që na doli bashkëshorteje ish-presidentit e cila na përfitoka përqindje fitimi nga 1 biznes ose nga një ortakëri me rusë.
Paska paguar rusi para për bashkëshorten e Ilir Metës dhe transferuar për llogari bankare, sepse unë nuk mendoj se ka një arsye tjetër se si u ka rënë ndërmend kompanive të lidhura me Putin të paguajnë përqindje apo të transferojnë para në llogaritë të cilat janë në emër të bashkëshortes së Ilir Metës duhet të dalin të sqarojnë nga vijnë këto para.
AdvertisementPërse këto ruse po paguajnë këto para. Thirrja është për organet e drejtësisë jemi subjekt i i deklarimit dhe kontrollit të pasurive çdo qindarka që mund të transferohet në llogari duhet të deklarojmë.
Dhe prandaj kur të votoni më 14 maj mos harroni që përballë PS-së në këto zgjedhje, ka një aleancë rublash. Është një aleancë rublash, një aleancë rublash që mos u habisni kurrë historia do të tregojë se shkatërrimi i rafinerisë së Ballshit përmes privatizimit të korruptuar gjatë qeverisë Meta-Berisha ka qenë një plan kundër interesave të Shqipërisë.’- tha Balla.