Balla nga Parlamenti: Vota është përgjegjësi, opozita të shohë nga vetja ku ka gabuar, mos ta kërkojë fajin tek kundërshatri.

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla nga Parlamenti: Vota është përgjegjësi, opozita të shohë nga vetja ku ka gabuar, mos ta kërkojë fajin tek kundërshatri.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit është shprehur sot se duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë historia që humbësi e sheh fajin gjithnjë tek kundërshtari.

 

Balla theksoi se është e rëndësishme që mos të tregohet me gisht vetëm kundërshtari për të justifikuar humbjen, por të shohin nga vetja për të parë se ku kanë gabuar e të gjejnë zgjidhje për përmirësim.

 

Advertisement

“Historia që në këto vite humbësi e sheh fajin gjithnjë tek kundërshtari dhe asnjëherë nuk bën një analizë të vetën se çfarë ka bërë gabim është e gabuar. Të insistosh në të njëjtin gabim është çmenduri, por le të vazhdojnë të insistojnë”.

 

Balla nga foltorja i bëri thirrje opozitës që të shkojë në parlament aty ku populli i ka zgjedhur, si dhe theksoi që të vazhdojë bashkëpunimi mazhorancë-opozitë.

 

Advertisement

“Thirrja ime është që opozita të rikthehet pasi na duhet të punojmë sëbashku për një sërë çështjesh që kërkojnë bashkëpunimin mes mazhorancës dhe opozitës. Vota është përgjegjësi”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy