Balla takim me Kreun e SYRIZA, Tsipras: Mirënjohës për rolin e SYRIZA në mbështetje të integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla takim me Kreun e SYRIZA, Tsipras: Mirënjohës për rolin e SYRIZA në mbështetje të integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Greqi ka zhvilluar një takim me Alexis Tsipras, Kryetar i SYRIZA.

 

Gjazë takimit Balla dhe Tsipras kanë diskutuar lidhur me bashkëpunimin e ngushtë mes dy grupeve parlamentare, ku theksuan se ky bashkëpunim do të vazhdojë të jetë në funksion të forcimit të marrëdhënieve të mira midis Shqipërisë dhe Greqisë.

 

Advertisement

“Mirënjohës për rolin e rëndësishëm të Partisë SYRIZA në mbështetje të procesit të integrimit Europian të Ballkanit Perëndimor”, tha Balla.

 

Gjithashtu Balla vlerësoi rolin e z. Tsipras gjatë kohës si Kryeministër në masat e marra në drejtim të lehtësimit dhe integrimit të plotë të komunitetit tonë shqiptar në Greqi.

 

Advertisement

Gjatë qendrimit në Athimë Balla zhvilloi një takim dhe md deputein e Partisë Lëvizja për Ndryshim, njëkohësisht dhe Kryetar i Socialistes Internacionale, George Papandreou.

 

Gjatë takimit Balla dhe Papandreou diskutuan lidhur me bashkëpunimin mes partive dhe dy grupeve parlamentare në funksion të forcimit të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë.

 

Advertisement

“Roli i thelbësor i Parlamentit dhe i grupit parlamentar të Partisë Lëvizja për Ndryshim në funksion të përparimit të çështjeve me interes të komunitetit shqiptar në Greqi si dhe të procesit të integrimit në Bashkimin Europian të Ballkanit Perëndimor”, theksoi Balla.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy