Balla: Tetë policë u proceduan penalisht, “mbyllën sytë” para kriminelëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla: Tetë policë u proceduan penalisht, “mbyllën sytë” para kriminelëve

Tetë punonjës policie janë proceduar penalisht në 48 orët e fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale,

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vlerësuar punën e policisë në atë që e quan si vëtëpastrim. Ai shprehet se në 48 orët e fundit janë proceduar penalisht 8 punonjës policie, të cilët kanë  “mbyllur sytë’ ndaj kriminelëve, apo edhe kanë bashkëpunuar me ta.

 

Advertisement

Ai thekson se puna do të vijojë dhe kushdo që shkel ligjin do të përballet me të.

 

“Vijon intensivisht goditja e grupeve kriminale, por edhe procesi i vetë-pastrimit të Policisë së Shtetit. Vetëm në 48 orët e fundit janë 8 punonjës policie të proceduar penalisht, për “mbyllje sysh” apo më keq akoma bashkëpunim me keqbërësit. Forcimi i bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit, Prokurorisë, SPAK, Shërbimit Informativ dhe lufta e përbashkët për spastrimin e vatrave të krimit përballë dhe brenda vetë organizatës së Policisë së Shtetit, do ta çojë Shqipërinë në një tjetër nivel të sundimit të ligjit”, shkruan Balla në Facebook.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy