Balluku: Na pret një verë e vështirë energjie, jemi në emergjencë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balluku: Na pret një verë e vështirë energjie, jemi në emergjencë

Ndonëse jemi në dalje të sezonit dimëror, situata e energjisë elektrike si në sigurimin e sasive ashtu edhe në kostot e saj, duket se do të jetë një sfidë për pranverë-verën. Ministrja e Energjisë, Belinda Balluku, në një intervistë për emisioni “E-ZONË” tha se qeveria do të shtrëngojë rripin, pasi  na pret një verë e vështirë.

 

“Nga çfarë duket situata aktuale gjeopoltike, do të jetë një verë shumë e vështirë.  Kemi patur ditë dimër të ftohtë me shumë diell dhe për fat të keq nuk kemi as reshje dëbore në sasi të mëdha, që do të na siguronin një prurje të shtuar nga shkrirja për periudhën e pranverës.”

 

Advertisement

Por, a do të ndikojë kjo situatë në furnizimin e qytetarëve me energji elektrike? Ja si përgjigjet ministrja:

 

“Për fat të mirë, qytetarët qeverisen nga Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama dhe kjo situatë nuk do të thotë asgjë për ata, por për ne do të thotë që qeveria do të shtrëngojë rripin dhe do të detyrohet që të mbrojë qytetarët, ashtu siç ka bërë deri më tani, duke i mbrojtur nga çdo ekspozim i mundshëm i çmimeve të energjisë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy