Banorët e fshatit në protestë: Kamionët e minierave të qymyrit po na prishin rrugën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Banorët e fshatit në protestë: Kamionët e minierave të qymyrit po na prishin rrugën

Dhjetëra banorë të fshatit Alarup kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën kryesore të fshatit për të mos lejuar kalimin e kamionëve të tonazhit të rëndë të cilët shfrytëzojnë minierat e qymyrit në këtë zonë.

 

Sipas banorëve prej disa ditësh kamionët të tonazhit të rëndë kalojnë ditën dhe natën në këtë rrugë duke transportuar mineral.

 

Advertisement

Kjo është për shkak për dëmtimin e rrugës e cila sipas banorëve është e amortizuar dhe me kalimin e këtyre kamionëve po shkon drejt shkatërrimit.

 

Banorët kishin bllokuar sot një kamion të cilin nuk e kanë lejuar të shkojë drejt minierës dhe thanë se edhe ne ditët ne vijim në rast se nuk do të ketë reagim për ndalimin e tyre nga institucionet përkatëse do të jenë në rrugë me gratë e fëmijët e tyre për të mos lejuar kalimin e kamionëve.

 

Advertisement

Sipas tyre rruga që dëmtohet përfshin 3 fshatra, Alarup, Bratomirë e Blacë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy