Banorët në Dibër ndërtojnë rrugën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Banorët në Dibër ndërtojnë rrugën

Edhe pse është pjesë e listës së 100 fshatrave turistike në vend, fshati Rabdisht në Dibër prej vitesh vuan mungesën e infrastrukturës rrugore.

 

Të ndodhur përballë kësaj situate, banorët e kësaj zone kanë ndërhyrë vete me mjete rrethanore për rregullimin e rrugës. Ata shprehen të revoltuar se prej vitesh janë lënë në harresë si nga pushteti lokal dhe ai vendor ndërsa paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve në 25 prill.

Për 30 vjet fshati Rabdisht është i goditur nga element që nuk e duan. Nuk ka investime. Turp. 30 makina në fshatin Rabdisht dhe nuk ka asnjë lloj investimi. Është turp për bashkinë, turp për shtetin. Turp për gjithçka. Ne na mban Maqedonia. Na mban me lule, me ndihmë mjekësore. Ne më mirë të vëmë flamurin maqedonas tek shkolla sesa flamurin tonë.

Advertisement

Prej 30 vjetësh punëtorët paguhen. Punëtorët në bashki sot marrin rrogën.

Me pa dokumentat ka njerëz që janë në kurbet e marrin rrogën. S’ka shtet.

 

Në rastet e emergjencave shëndetësore gjatë periudhës së dimrit, ata thonë se i transportojnë të sëmurët më këmbë pasi makinat nuk mund të kalojnë.

Advertisement

Në fshatin Rabdisht banojnë rreth 500 banorë, ndërsa aksi që i lidh ta me Peshkopinë është 5 kilometra i gjatë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy