Bardhi akuzon rëndë Berishën: Njerëzit e tij flasin për gjakderdhje të shtunën, ja kriminelët që e shoqërojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi akuzon rëndë Berishën: Njerëzit e tij flasin për gjakderdhje të shtunën, ja kriminelët që e shoqërojnë

Gazmend Bardhi nëpërmjet një dalje të posacme para selisë blu, iu përgjigj akuzave dhe qëndrimeve që mbajti këtë të premte Berisha në lidhje me protesten e thirrur ditën e shtunë.

 

Sekretari i Përgjithshëm tha se Berisha me deklaratat e tij jo vetëm që nuk fshehu skenarin e  dhunës ndaj PD por madje e paralajmëroi dhunën që do të ushtrohet në selinë qëndrore të demokratëve ditën e shtunë.

 

Advertisement

Bardhi tha se Berisha kërkon ta kthejë selinë e PD në një bunker për një person të shpallur non grata.

 

Po ashtu numri dy i PD mohoi akuzat nga Komisioni i Rithemelimit dhe i quajti mashtrime, deklaratat për të njerëz të vdekur në Kuvendin e PD.

 

Advertisement

 

Ne kemi bërë transparencë të plotë të vullnetit të anëtarëve të PD. Lëvizja non grata akoma nuk ka bërë transparencë as për delegatët, as për faturën financiare të tubimit luksoz. Mashtrimet dhe gjuha e dhunës janë për të mbuluar të vërtetën se Sali Berisha është refuzuar nga 90% e anëtarëve të PD. Realiteti i treguar nga videot në njësinë 8 është pakicë.

 

Gazmend Bardhi shkoi edhe më tej teksa akuzoi Berishen se kërkon ta ktheje PD-në, në një bunker ku të strehohet vetë dhe familja e tij, trafikantët e drogës apo vrasësit që e shoqërojnë. Ai madje nuk nguroj të japë edhe emra konkrete të personave me precedente penal që shoqërojnë Berishën.

Advertisement

 

Jam shumë i hapur të jap emra. Petrit Mustafa nuk shoqëron Lulzim Bashën, por Sali Berishën. Është i dënuar për vrasje me 17 vite burg. Fatjon Dautaj nuk shkelmoi zyrën e Sali Berishës, por dyert e selisë qendrore të PD. Është person i kërkuar nga autoritetet britanike për trafik droge dhe akte ekstreme dhune.

 

 

Advertisement

Sipas Bardhit,  gjakderdhja në selinë e PD është skenari i Sali Berishës, siç  paralajmërojnë anëtarët e të ashtuquajturit të Komisionit të Rithemelimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy