Bardhi dhe Boçi bëhen bashkë në Elbasan, takime me strukturat e PD-së: Do mundim Ramën, qytetarët të na bashkohen në protestë!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi dhe Boçi bëhen bashkë në Elbasan, takime me strukturat e PD-së: Do mundim Ramën, qytetarët të na bashkohen në protestë!

“Rithemelimi” së bashku me Gazmend Bardhin duket se kanë “ndezur motorët” e parapërgatitjes me socialistët në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhëm.

Gazmend Bardhi i shoqëruar nga Luçiano Boçi kanë zhvilluar takime me demokratët e Elbasanit.

Së bashku me të gjithë deputetët e këtij qarku ata janë takuar me strukturat e PD-së në Bashkinë e Elbasanit, ku fokus është bashkimi i demokratëve. Luçiano Boçi gjatë fjalës së tij deklaroi se PD do të shpëtohet në sajë të këtij ribashkimi.

“Kam besim te Bardhi dhe deputetët e tjerë se do ta shpëtojnë parlamentarizmin dhe Demokracinë.Kam besim se do ta arrijmë fitoren. 20 Shkurti do jetë i veçantë se do jetë protesta më e madhe në histori që do bëjë bashkimin e madh”, tha Boçi.

Advertisement

Nga ana tjetër, Gazmend Bardhi tha se ky ribashkim është sinjal i realizimit të shpresës së madhe.

“Ne demokratët u ndërgjegjësuam se ajo që ndodhi dy vite më parë ishte e gabuar. Përçarja nuk është rruga e duhur.Ne jemi këtu se e duam Shqipërinë dhe duhet t’i ndërgjegjësojmë edhe të tjerët të bashkohen me ne. PD duhet të fitojë në 2025 se duhet të fitojë Shqipëria. Duhet t’i fitojmë mendjen dhe zemrën e elbasanasve që e duan vendin. Lidershipi i Partisë për shkak të vendimeve të gabuara ua ka shtuar vështirësitë demokratëve dhe ne kërkojmë ndjesë. Prandaj të gjithë t’i prini Protestës së 20 Shkurtit në orën 17:30. Strukturat e PD do ftojnë në protestë jo vetëm demokratët por çdo qytetar.Do na keni në krah sepse jemi forca që do çojmë Shqipërinë në Europë”, tha Bardhi.

Po ashtu, thirrje për t’iu bashkuar demokratëve në protestë bëri edhe deputeti Flamur Noka./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy