KQZ regjistori grupimin e Alibeajt për zgjedhje/ PD Elbasan: Luçiano Boçi, emri unik për të fituar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
KQZ regjistori grupimin e Alibeajt për zgjedhje/ PD Elbasan: Luçiano Boçi, emri unik për të fituar

Luçiano Boçi do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, pavarësisht se Gjykata e Apelit i “dha” vulën dhe logon grupimit të përfaqësuar nga Alibeaj.

 

Këtë gjë e bëri të ditur Eugen Isaj, kreu i PD-së së Elbasanit.

 

Advertisement

Në një postim në rrjetin social, ai shkruan e Boçi është i vetmi kandidat unik që mund të sjelë fitoren për këtë bashki, e cila prej vitesh është udhëhequr nga socialistët.

 

Ai thekson më tej, se beteja e tyre është rrëzimi i pushtetit të Ramës, dhe i vetmi kandidat për të mirën e demokratëve është Luçiano Boçi, i cili u zgjodh për Bashkinë e Elbasanit nga procesi i primareve.

 

Advertisement

Ndërkohë që pas vendimit të Apelit, KQZ regjistroi për zgjedhje grupimin e përfaqësuar nga Alibeaj, e cila zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës ka të drejtën e vulës dhe logos, me kryetar Lulzim Bashën.

 

65 ditë përpara zgjedhjeve, Elbasani është përpara sfidës së madhe për të sjell ndryshimin, për të bërë të mundur mireqeverisjen për çdo qytetarë të Elbasanit, për të ofruar më mirë shërbimet për qytetarët.

 

Advertisement

Që ndryshimi të jetë i mundur, opozita, Partia Demokratike, e ka të domosdoshme të prezantohet me një kandidat unik e fitues.

 

Nga selia e Partisë Demokratike, nga një pjesë e Partisë Demokratike, është propozuar si kandidat kolegu Luciano Boci.

 

Advertisement

Në emër të Partisë Demokratike Dega Elbasan, dua të shpreh vullnetin tonë të plotë, që zoti Boci të jetë kandidat unik i të gjithë demokratëve.

 

Zoti Boci ka dalë kandidat nga selia e PD Elbasan dhe ka përgjegjësinë të jetë kandidat i PD Elbasan. Prandaj thirrja ime sot është të lëmë mënjanë konfliktin e shkaktuar në qendër dhe që është shtrirë deri në bazë, dhe të jemi të gjithë bashkë me një kandidat, kandidat i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

 

Advertisement

Demokratët dhe qytetarët e Elbasanit presin sot që ne të bëjmë betejë për to, por të sjell ndryshimin, për të mundur Edi Ramën. Betejat për të tjerët, për individët, nuk janë beteja të demokratëve, nuk janë beteja të qytetarëve të Elbasanit që presin ndryshimin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy