Bardhi i përgjigjet Berishës: Hiq dorë! Po e fut PD në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi i përgjigjet Berishës: Hiq dorë! Po e fut PD në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht

Deputeti i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të ish kryeministrit Sali Berisha për deputetin kristiano-demokrat në Parlamentin gjerman, Gunther Krichbaum.

 

Baridha tha se deputeti gjerman nuk duhet të ndërhyjë në punët e PD, pasi folësi i Grupit Parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Europian, deklaroi se nuk do të bashkëpunojnë me PD-në, nëse ajo i kthehet së kaluarës.

 

Advertisement

Ai thote se Berisha “nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Sipas bardhit, ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombëtaris

 

“Sali Berisha duhet të dëgjojë apelin e partnerëve ndërkombëtar dhe të ndal pengmarrjen e PD për interesa të tij. Pas qëndrimit të qartë të SHBA, tashmë edhe partnerët Europian po flasin për rrezikun e izolimit të PD nëse Sali Berisha vijon me projektin për marrjen peng të PD. Parlamenti Europian në Raportin për Shqipërinë për vitin 2021 (pika 41) ka mbështetur sanksionet e SHBA për personat e shpallur nongrata për korrupsion madhor dhe i ka bërë thirrje BE-së që të vlerësojë tërësisht një përafrim të mundshëm me veprime të tilla.

 

Advertisement

Ndërkohë Gunther Krichbaum deputet i CDU/CSU në Bundestag, dhe një mik dhe zë mbështetës i PD për shumë vite, ka bërë të qartë se: nëse PD dëshiron të bashkëpunojë në nivel ndërkombëtar, por edhe të marrë në dorë drejtimin e vendit, duhet të mos kthehet tek e shkuara. Sali Berisha nuk mund të fshihet dhe të bëjë sikur nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ky është momenti që të mos bëjë sikur nuk kupton se po e fut Partinë Demokratike në një rrugë pa krye, duke e izoluar ndërkombtarisht dhe duke çimentuar në këtë mënyrë regjimin e Edi Ramës”, shkruan Bardhi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy