Bardhi i vendosur: Nuk tërhiqemi nga aksioni opozitar, PS po na pengon të hetojmë korrupsionin qeveritar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi i vendosur: Nuk tërhiqemi nga aksioni opozitar, PS po na pengon të hetojmë korrupsionin qeveritar

Deputeti Gazment Bardhi në një komunikim për mediat pas përfundimit të seancës ka deklaruar se opozita nuk tërhiqet nga aksioni i saj.

 

Ai tha se atyre po u mohohet e drejta për të hetuar korrupsionin e qeverisë, teksa akuzoi Edi Ramën se po tenton tu mohojë qytetarëve mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

 

Advertisement

Opozitës i mohohet e drejta për të pasur përfaqësuesit në komisionin e reformës zgjedhore. Mazhorabca po u mohoin qytetarëve që të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opoziës i mohohet e drejta për të hetuar qeverinë. Ne kemi marrë përsipër të hetojmë qeverinë në fushën e shëndetësisë, mbi vjedhjen e të dhënave në sistemin tims. Kjo e drejtë na mohohet prej dy muajsh. Ajo që patë sot ishte vijimi i aksionit për të mos lejuar mazhorancës të bëjë punën ne kuvend. Edhe sot deputetët e opozitës u rrethuan nga forcat e sigurisë, të cilët me urdhër të paligjshëm futen në seancë.

 

Pa asnjë diskutim ne do vazhdojmë të qëndrojmë në aksionin që kemi ndërmarrë dhe nuk kemi ndërmend të tërhiqemi. Jmei trë vendosur për të vazhduar. Kërkesat tona janë të arsyeshme, të zbatohen që parlamenti ti rikthehet punës normale“, tha Bardhi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy