Aksioni opozitar/ Meta rikonfirmon partneritetin me Berishën: Partia e Lirisë e vendosur për të drejtat e opozitës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Aksioni opozitar/ Meta rikonfirmon partneritetin me Berishën: Partia e Lirisë e vendosur për të drejtat e opozitës

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë të ditur dhe njëherë partneritetin e tij me ish-kryeministrin, Sali Berisha. Në një konferencë për mediat, Meta deklaroi se mbështet aksionin opozitar dhe se partia që ai drejton qëndron e vendosur për t’i rikthyer të drejtat opozitës.

 

“Ju e keni parë se përgjegjëse e kësaj krize të bllokimit total të kuvendit si një institucioni demokratik dhe llogaridhënës është drejtimi i telekomanduar nga kryeministri. PL qëndron e vendosur në gjithë këtë aksion të opozitës për të rivendosur të drejtat kushtetuese të parlamentit dhe të opozitës, të drejtat që jep kushtetuta në mënyrë të veçantë çështjes së komisioneve hetimore”, tha Meta.

 

Advertisement

Meta akuzoi qeverinë se nuk lejon opozitën të ushtrojë funksionin e saj në mënyrë që aferat korruptive të mos dëgjohen nga qytetarët.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy