Bardhi: Logo e demokratëve është vetëm PD! Berisha, shtojcë e LSI në koalicionin non-grata

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bardhi: Logo e demokratëve është vetëm PD! Berisha, shtojcë e LSI në koalicionin non-grata

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi deklaron se logo e demokratëve është vetëm PD dhe se Sali Berisha është shtojcë në koalicionin non-grata.

 

Bardhi thekson se nuk ka Shtëpi të Lirisë, ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët ‘non-grata’! Sipas tij, në 6 mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën.

 

Advertisement

“Izolimi i Sali Berishës nuk do të sjellë kurrë izolimin e PD dhe tentativa për të shpallur ‘Non Grata’ logon e PD ka dështuar në 18 Dhjetor. Për demokratët dhe çdo shqiptar që do ndryshimin nuk ka logo tjetër që i përfaqëson përveç asaj të PD.

Sot Sali Berisha pohoi me gojën e tij se po i bën mbështetësit e tij shtojcë të LSI. Nuk ka Shtëpi të Lirisë. Ka Shtojcë të LSI-së në shtëpinë e tyre të përbashkët NON GRATA! Regjistrimi në zgjedhje ka vulën e LSI-së, komisionerët kanë vulën e LSI-së.

“Shtëpia Non-Grata” i shërben Edi Ramës, siç ka bërë që në 2013, me aleancën e dukshme dhe të padukshme mes tyre! Në 6 Mars, kush zgjedh “Shtëpinë Non-Grata” ka zgjedhur Edi Ramën’, shkruan Bardhi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy