Basha i izoluar në katin e dytë të PD, e mbron dera e blinduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha i izoluar në katin e dytë të PD, e mbron dera e blinduar

Pavarësisht se kanë marrë oborrin dhe katin e parë të selise blu, mbështetesit e Berishës nuk kanë mundur të shkojnë më tej.

 

Kjo pasi ndryshe nga sa mendohej, dera e blinduar nuk ishte vendosur në hyrjen kryesore, por në ndarjen mes katit të parë dhe të dytë.

 

Advertisement

Në momentin që mbështetësit e Berishës kanë marrë katin e parë, kanë tentuar të ngjiten në katin e dytë, mirëpo dera e blinduar ia ka bërë të pamundur një gjë të tillë.

 

Në katin e dytë Basha është duke ndjekur të gjitha zhvillimet dhe tensionet poshtë tij, ndonëse PD njoftoi se në orën 11:00 ai do të zhvillonte një mbledhje me Kolegjin e Kryetareve dhe drejtuesit e sekretariateve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy