Basha i prerë: Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha i prerë: Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve!

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sërish në lidhje me përjashtimin e Flamur Nokës nga komisioni i Sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha ka ripërsëritur se nuk do të ketë asnjë tolerim për asnjë nga deputetët.. Ai sërish paralajmëron se ‘kush mendon se do të thyejë vendosmërinë e tij në këtë drejtim, e ka shumë gabim.

“Ndaj, një gjë ta keni të qartë: Partia Demokratike është shpresa e vetme e këtij vendi. Është shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim. Ky është një moment fondamental ndryshimi. Kushdo që mendon se do ta kthejë Partinë Demokratike në bunker për interesat e veta personale, që do të ndryshojë orientimin tonë Euro-Atlantik, apo që do të thyejë vendosmërinë time për t’u përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar që përfaqëson Edi Rama dhe regjimi i tij dhe bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, siç e thashë një pjesë i kemi pastruar atëherë, por një pjesë kanë mbetur dhe demokratët e dinë fare mirë kush janë e ku janë e se çfarë pazaresh kanë bërë dhe bëjnë edhe sot me Edi Ramën. Kush mendon se do të thyejë vendosmërinë time në këtë drejtim, e ka shumë gabim! Nuk do të lejoj asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelm sakrificës së demokratëve”, shkruan Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy