Basha: “Kriza”, sajesë e Ramës për të vjedhur shqiptarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: “Kriza”, sajesë e Ramës për të vjedhur shqiptarët

Dalja publike e kryeministrit Rama për të shpalosur planin për përballimin e krizës energjitike, ka sjell reagimin e rivalit të tij politik Lulzim Basha.

Kryedemokrati akuzoi Ramën se shpalli të ashtëquajturën krizë vetëm për të fshehur vjedhjet përmes OSHEE.

Sipas liderit të opozitës, Rama po përdor të njëjtën skemë sic bëri me tenderat sekreete gjatë pandemisë apo tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.

 

Advertisement

“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.

 

Pasditen e kësaj të diele, Rama doli para shqiptarëve duke garantuar se nuk do të ketë rritje të cmimit të energjisë elektrike pavarësisht krizes se madhe globale energjitike që ka prekur edhe Shqipërinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy