“Skema e rimbursimit për ilaçet e Covid dështoi”/ Basha akuza Ramës: Gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Skema e rimbursimit për ilaçet e Covid dështoi”/ Basha akuza Ramës: Gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim te qeverisë lidhur me menaxhimin e situatës së pandemisë.

Nga foltorja e Kuvendit, Basha akuzoi qeverinë “Rama” se ka mashtruar në lidhje me mbarëbvajtjen e situatës së pandemisë, që nga numri i vdekjeve dhe deri te skema e rimbursimit të ilaçeve për të sëmurët me COVID.

“Mesatarisht 1000 dollarë për tampon, ilaçe e oksigjen, ndërkohë që skema e rimbursimit dështoi, duke mos lehtësuar barrën e rëndë të pandemisë, dhe në fund të Europës e la vendin edhe për masat gjysmake, se ndërkohë që bizneset mbylleshin, ky pushtet që përparësi ka PPP, tendera sekret, na lanë pas edhe vende më të vogla që disbursuan 2-3 paketa ndihmëse për qytetarët e tyre, jo më larg se një javë më parë vendosi që të mbështese me 1500 euro familjet që kanë humbur një anëtarë nga COVID, kjo nuk kompenson humbjen e njeriut, por tregon diferencën mes një qeveria që fsheh jetët e humbura dhe një tjetre që kërkon që t’u gjendet pranë, por këta nuk e bëjnë dot këtë se për t’u dhënë para duhet që t’ia heqin vetes, dhe në vend që të kërkojnë ndjesë për jetëve e humbura, për braktisjen e interesit publik për interesat e një grushti njerëzish, fryhen si gjeli në majë të koncesioneve korruptive. Gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët, tellai u ra daulleve dhe justifikimit për mprehjes sëpatës që po e vendos në qafën e shqiptarëve. Po cila ishte nevoja që të dilte në një zyrë të dekoruar shtrenjtë për treguar pasojat në tregjet ndërkombëtare që prek pak shqiptarët, i lypset një krizë për të mbuluar dështimin, keqmenaxhimin e pakicës që drejton me votat e vjedhura të masakrës zgjedhore”, tha Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy