Basha: Nuk i njohim zgjedhjet, Rama-Doshi i vodhëm, por ne dolëm më të fortë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Nuk i njohim zgjedhjet, Rama-Doshi i vodhëm, por ne dolëm më të fortë

Një muaj pasi fitoi mandatin e tretë në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha u premtoi demokratëve se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit.

Basha foli për më shumë se një orë në kuvendin kombëtar dhe i gjithë fokusi i tij ishte ndërhyrja e qeverisë në procesin elektoral.

 

“Për ne 25 prilli nuk është një histori e mbyllur, masakra zgjedhore nuk është thjesht hileja e tij e radhës kundër shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, por është një krim që kërkon ndëshkim. 

Advertisement

Ne nuk e njohim atë, dhe autorët e saj duhet dhe do të mbajnë përgjegjësi për çfarë i kanë bërë vendit tonë dhe demokracisë!”

 

Basha ka shmangur çdo koment për efektin e dy prej vendimeve më të forta të tij në zgjedhjet e 25 prillit, djegia e mandateve e bojkoti i zgjedhjeve lokale. Por përtej këtyre dy çështjeve, demokratët nuk dëgjuan në asnjë moment ku gaboi PD që humbi zgjedhjet.

 

Advertisement

“Natyrisht, ne nuk jemi të përsosur dhe unë nuk kam qenë kurrë personi që mëton pagabueshmërinë e liderit. “

 

Ajo që u premtoi Basha sot demokratëve ishte platforma qytetare për demokracinë.  Për herë të parë Basha shpjegoi se Partia Demokratike do të kërkojë në parlament ndryshimin e kushtetutës, kodit zgjedhor e ndarjes territoriale. Të gjitha këto ai deklaroi se do t’i kërkojë në bashkëpunim me të gjithë qytetarët.

 

Advertisement

“Që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.”

 

Në raport me kundërshtarin politik Basha foli për betejë brenda dhe jashtë institucioneve. Por brenda vetë Partisë Demokratike, duket se pak gjëra do të ndryshojnë.

 

Advertisement

“Unë jam krenar që ne jemi sot partia që nuk përsërit në mënyrë abstrakte fjalë si demokraci e brendshme, hapje, meritokraci. Për ne këto nuk janë fjalë por vlera, mbi të cilat ne ngremë jetën dhe aktivitetin tonë politik.”

 

Nga ky kuvend Basha foli sërish për bashkim, por duke i paralajmëruar ashpër figurat politike si Jozefina Topalli e Astrit Patozi.

 

Advertisement

“Dora ime do të mbetet përherë e shtrirë nëse doni t’i bashkoheni aksionit tonë, dhe t’i ktheheni vlerave tona, por kurrë më nuk do të kthej faqen tjetër ndaj gjithë atyre që sakrificat e demokratëve i shpërdorojnë për inate personale apo përfitime të përkohshme.”

 

Por një pyetje nuk mori përgjigje në fjalimin e gjatë të Lulzim Bashës, si i fiton Partia Demokratike zgjedhjet e ardhshme

 

Advertisement

“Ejani me ne! Ejani me ne në këtë rrugëtim për demokracinë”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy