Basha nxjerr të pathënat: Tom Doshi largoi ambasadoren perëndimore nga Shkodra

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në takimin me demokratet e Shkodrës, Lulzim Basha pjesën kryesore të retorikes së tij e pati me gishtin e drejtuar nga Tom Doshi, kreu i PSD I cili në këtë qark mori 2 mandate.

E kështu pra, fatkeqësisht, Shkodra e njerëzve me shpirt fisnik nuk përmendet për gjigandët e kulturës që e ndritën imazhin e kombit, por përmendet për Tom Doshin që është bërë i famshëm përtej Atlantikut për aferat e tij kriminale dhe korruptive  si një nga kokat e gjarprit që ka shtrënguar dhe po asfikson Shqipërinë në morsën e krimit dhe të korrupsionit. Si asnjë herë tjetër, shteti u përvesh me të gjitha mjetet në aleancë me krimin kundër opozitës, kundër Partisë Demokratike për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Të gjithë jemi dëshmitar se si i derdhën lumë paratë e korrupsionit dhe i përdoren banditët për të shantazhuar, intimiduar dhe blerë votuesit. Në mënyrën më të paimagjinueshme që nga kohërat më të egra të diktaturës.

Jo vetëm kaq, por Basha për herë të parë bëri edhe një denoncim konkret ndaj Tom Doshit.

Advertisement

 

Dhe në fakt e pamendueshmja ndodhi këtu në Shkodër, ku për herë të parë në 30 vite Tom Doshi dhe banditët e tij detyruan të largohet dhe të mbyll mbledhjen një ambasadore perëndimore, pasi grabitën në sy të saj një të ri shkodran i cili pati guximin të ngrihej në këmbë dhe të thoshte: këtu po blen vota Tom Doshi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy