Basha poston videon: Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, para Zotit dhe të shenjtë në individualitetin tonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha poston videon: Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, para Zotit dhe të shenjtë në individualitetin tonë

Kreu i PD,  Lulzim Basha ka postuar në Instagram një video nga takimi i 8 dhjetorit, i mbajtur sot me të rinjtë në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë.

 

Basha shkruan se gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet dhe se secili është i shenjtë në individualitetin e vet, askush s’mund t’i mbivendoset askujt tjetër.

 

Advertisement

“Në 8 Dhjetorin e 31 viteve më parë, guximi e mposhti frikën dhe solli pluralizmin. Ishte një rrugë e vështirë, pikërisht prej natyrës së komunizmit shqiptar, prej terrorit që mbizotëronte dhe kultit të individit.Gjatë këtyre viteve ne mësuam mbi të gjitha se çfarë do të thotë individualitet. Secili është i shenjtë në individualitetin e vet, askush s’mund t’i mbivendoset askujt tjetër. Të gjithë jemi të barabartë para ligjit, para Zotit”– shkuan Basha.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy