Basha sot nga Saranda në Tropojë: Rama s’do jetë pjesë e qeverisë sonë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha sot nga Saranda në Tropojë: Rama s’do jetë pjesë e qeverisë sonë

Kur nga zgjedhjet e 25 prillit na ndajnë vetëm 8 ditë Basha ka nisur turin elektoral nga Saranda drejt Tropojës.

Para banorëve të Sarandës, Basha ka akuzuar qeverinë Rama se e ka lënë këtë qytet pa asnjë investim duke premtuar se me programin e PD situata ekonomike do të ndryshojë.

 

LULZIM BASHA

Advertisement

KRYETAR I PD

“Ne do të punojmë fort për ekonominë, për të hapur vende pune, për të sjellë investime të huaja, për të zgjatur sezonin turistik dhe për t’i bërë të mundur çdo punonjësi, çdo sipërmarrësi në sektorin turistik të jetoj një dhe të punojë me të ardhura të bollshme duke ja hequr nga fyti lakun e shtrënguar të 8 viteve abuzivizëm, arrogancë, gjoba dhe terror shtetëror. Qeveria që do të vijë pas zgjedhjeve të 25 prillit, do të jetë qeveria që brenda 100 ditëve të para do të hapë negociatat dhe do të rihapë rrugën drejtë Europës.

 

Basha ka deklaruar se rivali politik Rama nuk meriton më një mundësi të re, pasi për 8 vjet dështoi të mbajë premtimet e tij.

Advertisement

 

“Edhe Edi Rama e ndjen etjen e shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ndjen forcën e papërballueshme të shpresës dërrmuese të shqiptarëve për ndryshim. Edhe ai e ka mësuar se me 25 prill ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë. Ndaj tani kërkon të bëhet pjesë e qeverisë tonë. Përgjigja jonë është jo, koha jote ka mbaruar, tetë vite me radhë nuk bëre asgjë për shqiptarët. Tetë vite me radhë grabite me ortakët e tu taksat, rrite çmimet, grabite pasuritë e sarandiotëve dhe të gjithë shqiptarëve. Tetë vite me radhë  dështime  nuk ka më kohë për Edi Ramën, asnjë orë më shumë, me 25 prill e largojmë me votë.”

 

Gjatë takimit me qytetarët e Delvinës, Basha bëri thirrje për të votuar Partinë Demokratike, duke sjellë në vëmendje dështimet e qeverisë Rama.

Advertisement

 

 

“Sepse 8 vite me radhë projekti që ne nisëm Kardhiq-Delvinë e la në vend numëro. Mbeti në baltë ai projekt siç mbeti në baltë e gjithë Shqipëria gjatë këtyre 8 viteve. Ky është një projekt i cili nuk bëhet vetëm për Delvinën por bëhet edhe për Sarandën, bëhet për turizmin, bëhet për Shqipërinë. Ai do të mundësoj që prodhimet e mrekullueshme të fermerëve të Delvinës të kenë mundësi të transmetohen drejt tregjeve të vendit dhe tregjeve ndërkombëtare duke shmangur qafën e bukur por të vështirë të Muzinës.”

 

Advertisement

Sipas Bashës, PD do të garantojë një qeveri e cila do të punojë për qytetarët e do të çlirojë biznesin nga taksat e larta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy