Basha: Sulmi barbar i Berishës kundër demokratëve u bë për t’i dorëzuar partinë Ilir Metës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Sulmi barbar i Berishës kundër demokratëve u bë për t’i dorëzuar partinë Ilir Metës

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot nje takim me strukturate degës 14 të PD, në Tiranë.

 

Gjatë fjalës së tij, Basha nuk ka ndalur akuzat ndaj ish kryeminstrit Sali Berisha, kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta.

 

Advertisement

“Halli që i lidh bashkë këta 3, është që janë mbetjet e tranzicionit 30-vjeçar. Halli që i lidh bashkë këta 3, është që shqiptarët e kanë kuptuar instrumentin e politikës së tyre të vjetër, që është premto, mos bëj, pastaj justifiko, gënje, e premto prapë. Ja, vijnë paketë. Paketë kanë ardhur të 3.

Një politikë me fytyrë njerëzore, do të thotë në radhë të parë ti japim fund politikës si biznes, si mundësi pasurimi përmes korrupsionit. Sepse është korrupsioni armiku i mirëqenies së shqiptarëve”, tha Basha.

 

Sipas Bashës, sulmi barbar i Berishës kundër demokratëve u bë për ti dorëzuar partinë Ilir Metës

Advertisement

 

“Këto ditë, e sotmja, e gjithë beteja, edhe sulmi, denigrimi që u është bërë demokratëve të ndershëm, si shumë prej jush në këtë sallë, drejtuesve, të gjithëve. S’po flas ndaj meje si kryetar i partisë, se vet zgjodha t’i vija gjoksin kësaj, pikërisht që mos të futej përçarja përmes demokratëve apo deputetëve, zonjave, anëtarëve të kryesisë.

 

E gjitha kjo për çfarë paska qenë? Për t’i dorëzuar PD-në LSI-së dhe Ilir Metës?! Gjithë ajo skenë barbare atje e sulmit kundër shtëpisë së demokratëve, për çfarë paska qenë? Që shtëpia e lirisë të kthehet në shtëpinë e Ilirit?!
Se kështu i bie! Apo jo?!

Advertisement

 

Të sfiduar kemi qenë dhe jemi, por në ato sfida vetëm sa jemi forcuar e jo dobësuar vendosmërinë tonë, për ti shkuar deri në fund betejës. Po e them në numrin shumës, por kështu ndihem unë. Nuk e di, a e shpreh apo jo dhe mënyrën se si ndiheni dhe ju. Kjo betejë nuk na përkul! Asnjë hap pas nuk hedhim”, tha Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy