“Koha e Berishës mbaroi”/ Basha: Faleminderit që braktisët planin për vëllavrasjen e demokratëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Koha e Berishës mbaroi”/ Basha: Faleminderit që braktisët planin për vëllavrasjen e demokratëve

Në konferencën për shtyp, Lulzim Basha u shpreh se Berisha kishte një plan të mirëmenduar për të rrezikuar jetën e demokratëve.

 

Ai shtoi se sot Berisha u braktis edhe nga kritikët dhe kundërshtaret e tij pasi njohën fytyrën e tij të vërtetë.

 

Advertisement

“Asnjë nga dy objektivat e tij nuk u realizuan. U përballëm me një përpjekje për ta nënshtruar PD-në për interesat personale të Sali Berishës. Dua të falenderoj edhe ata që e ndoqën Sali Berishën, të zhgënjyer dhe me shpresën që do të ishte diçka që do të ndizte një shpresë në Shqipëri. Dua të falenderoj edhe kritikët e rivalët e mi që braktisën planin vëllavrasës të demokratëve, që kuptuan sot planin e vetëm të Sali Berishës, fytyrën e tij të vërtetë që e tregon kjo seli e dhunuar. Ajo që ka ndodhur është edhe më e qartë kur shikon se nga ata 500-600 njerëz që erdhën, protagonistë ishin një grup njerëzish me precedent penalë, të armatosur, duke vënë në rrezik jetët e demokratëve brenda dhe jashtë selisë në një plan të mirëmenduar nga Sali Berisha. Në një ditë tragjike si kjo, ka edhe një dimension historik, ky është dimensioni i ndarjes përfundimtare me Sali Berishën dhe berishizmin”, tha Basha ndër të tjera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy