Basha sulmon Ramën: Iu ka hyrë në hak shqiptarëve, drejtësia do të fillojë të veprojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha sulmon Ramën: Iu ka hyrë në hak shqiptarëve, drejtësia do të fillojë të veprojë

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha ndodhet këtë të mërkurë në Dibër, ku prezantoi kandidatin që do të garojë nën siglën e PD në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Luan Haka.

 

Në fjalën e tij para demokratëve, Basha iu kërkoi dibranëve që të votojnë masivisht më 6 mars për Hakën.

 

Advertisement

Nuk munguan akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, të cilin e quajti një hajdut që “iu ka hyrë në hak shqiptarëve”.

 

“Kryeministri i qeverisë më hajdute, më keqbërëse. Drejtësia do të fillojë të veprojë sepse shqiptarët nuk e kanë hak këtë keqqeverisje. Meritojnë diçka më të mirë…Sot jam këtu për tu zotuar para jush se ndryshimi është dhe mebtet misioni numër një I PD, misioni numër një i imi. Luan Haka është kandidati më i mirë për Dibren. Ai është pjesë e Dibres. Jam krenar që është kandidat i Partisë Demokratike. Ai do kujdeset për Dibren, per dibranet. Luani do ta bëjë Dibren nje vend më të mirë për të gjithe pavaresisht se është i djathtë apo i majtë, per t’i shërbyer njerëzve dhe familjeve  Dibra.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy