Basha: Treshja e tranzicionit kërkon të më largojë, por ne nuk i ikim betejës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Treshja e tranzicionit kërkon të më largojë, por ne nuk i ikim betejës

Gjatë takimit me të rinjë e FRPD, kreu i PD Lulzim Basha theksoi se asnjë demorkat nuk ka detyrë më të rëndësishme sot se sa ta kuptojë se nuk është ulur në karrige pushteti, por është mbi një piedestal përgjegjësie të jashtëzakonshme.

Ai gjithashtu u shpreh se janë oligarkët ata që kërkojnë largimin e tij, por kjo u shpreh Basha nuk do të ndodhë, pasi është i vendosur për të luftuar të keqen që ka pushtuar vendin.

Advertisement

“Asnjë demokrat, në veçanti lidershipi demokrat nuk ka detyrë më të rëndësishme sot se sa ta kuptojë se nuk është ulur në karrige pushteti, por është mbi një piedestal përgjegjësie të jashtëzakonshme në kohë të jashtëzakonshme që nuk është thirrur për të konsumuar privilegje, por për të dhënë deri në pikën e fundit çdo sakrificë dhe po ta bëjmë këtë dhe jam i sigurt që do ta bëjmë, duke nisur nga unë i pari, shikoni tre herë në ditë se si kërkojnë të më largojnë nga beteja, të më largojnë nga beteja me lloj lloj pretekstesh. E kërkojnë treshja e tranzicionit pothuajse me të njëjtat fjalë, a thua se janë mbledhur në të njëjtën dhomë bashkë dhe kanë thënë që po nuk iku ky, s’kemi gjë në terezi.

Dhe në fakt të drejtë kanë. Halli është i drejtë. E kërkojnë ata që i kanë lidhur interesat e tyre ekonomike, oligarkët me ta. E kërkojnë një gusht e të ashtuquajturve analistë të cilët pasi nxisin konflikt, përplasje dhe gjakderdhje mes demokratëve ia kërcasin nëpër vilat e tyre luksoze në bregdet të shtunën dhe shohin nga televizori dhe shohin pastaj të hënën për të bërë komentet ndërkohë që rrogat e tyre janë më të larta se rrogat e kolegëve të tyre në Amerikë. Nga i marrin lekët xhanëm? Nga këta oligarkët, po këta nga i marrin? Nga këta politikanët, po këta nga I marrin? Këta i marrin nga ne, nga ju, nga shqiptarët. Mungesa e shanseve, mungesa e mundësive është arsyeja pse rinia ikën”, tha Basha.

Advertisement

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy