Bashkëshorti iu vra gjatë grabitjes në Rinas/ 47 vjeçares i sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milion euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bashkëshorti iu vra gjatë grabitjes në Rinas/ 47 vjeçares i sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milion euro

Krimi Ekonomik në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë sekuestruar 2 milionë euro pasuri në Tiranë dhe Sarandë, të cilat i përkisnin 47 vjeçares Albana Murataj

 

Në një njoftim për media, policia bën me dije se kësaj të fundit i kanë sekuestruar 1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore.

 

Advertisement

47 vjeçarja është bashkëshortja e Admir Muratajt, i cili mbeti i vrarë gjatë grabitjes në Rinas në vitin 2019.

 

Policia dyshon se të ardhurat për vënien e këtyre pasurive janë vënë në mënyrë të paligjshme.

 

Advertisement

Tiranë

 

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive që e kanë burimin nga aktivitetet kriminale.

 

Advertisement

Finalizohet operacioni policor i koduar “Relative”. 

 

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 2 milionë euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale.

 

Advertisement

Në kuadër të procedimit penal për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, referuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, u zhvillua operacioni policor i koduar “Relative”.  

 

Në zbatim të këtij procedimi, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetases A. A. (M)., 47 vjeçe, banuese në Tiranë.

 

Advertisement

Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 2 milionë euro, konkretisht: 

 

1 apartament dhe 2 garazhe, në rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, 1 apartament në Sarandë dhe një sipërfaqe toke (pemëtore), në Mjull Bathore.

 

Advertisement

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga bashkëshorti i shtetases A. A.(M.), shtetasi A. M., i cili ka mbetur i vrarë gjatë grabitjes së një shume të konsiderueshme parash, në Rinas, në vitin 2019.

 

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar pasuri të tjera që kjo shtetase ose familjarët e saj mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy